IMG-3e2cb5d34c004ee380b5097c04d461f3-V
IMG-abeec1d2a46bd4cc2cf81fb0636b2c61-V
IMG-7f9729ce4a040417ec8751a1b21a0397-V
IMG-90a3326caeeb70598a62090838f9d28f-V
IMG-cf358491435c15ae8200f03c44d06193-V
IMG-8e36aea619d126ce797246e4662681fe-V
IMG-e45f537846faacf8f357d48072e17a4e-V
IMG-6e399fd00014e337292e2f6e342164fc-V
IMG-26d4a4e5477ca075dbb11234d6fbe341-V
IMG-71069fd41229a6dc65348d859b69f751-V
IMG-c7202efc96ab82eece27b905873f5151-V
IMG-27f55e04bfcdc6349d5b140ffad0345f-V
IMG-5894f0ff59411f58d79f666c118ae82b-V
IMG-b4a4e571c692485aa9023a42630d9940-V
IMG-4aa3767bd52de087d4ac91125cd317ab-V
IMG-02512e2cd05e43ee4eb11125b87812bf-V
IMG-5acbff54d1fd2a1e221526c4636c7794-V
IMG-4a481e781a60d4e7d284bfa946856e61-V
IMG-a2811444aaf2907528041bc520d1f036-V
previous arrow
next arrow

Mikpritja është gjithmonë arma më e fortë për të identifikuar një kulturë dhe traditë të një vendi. Ky rajon shquhet për mikpritjen e banorëve vendas dhe është një nga veçoritë që mund të hasë edhe banori i parë që do të takojë. Veshjet tradicionale kombëtare të këtij rajoni malor janë pothuajse kudo të pranishme tek të moshuarit, të cilët kanë ruajtur traditat dhe kulturën e tyre me fanatizëm dhe mburren me trashëgiminë e tyre brez pas brezi. Organizimi i lojërave tradicionale, martesat në mënyrë tradicionale, vallja karakteristike e Rugovës, këngët, veprat e veglave muzikore dhe punimet e tjera prej druri e karakterizojnë këtë vend si vlera atraktive dhe tradita të shumta kulturore dhe që është një vend mjaft tërheqës për çdo vizitor.
Në këtë rajon janë identifikuar më shumë se 375 lloje të bimëve, të cilat janë të shpërndara në gjithë rajonin e Rugovës, varësisht nga klima, shtrirja dhe lartësia.
Fauna e vendosur në këtë rajon malor është shumë e pasur, por e përqendruar në vende të caktuara. Si gjallesa mund të përmendim gjelin e egër më karakteristik, rrëqebullin, ariun gri, shqiponjën etj.
Liqeni Kuqishte, Rugove i njohur ndryshe edhe si Liqeni i Leqinatit ose Liqenati i Madh është një liqe malor i cili ndodhet në Malin e Leqinatit në Bjeshkët e Nemuna të ciloat shtrihen në pjesën perëndimore të Kosovës. Ky liqen është i njohur në të gjithë Kosovën dhe vizitohet edhe nga njerëzit e Grykës së Rugovës ashtu si edhe nga alpinistët të cilët ngjiten në majat e maleve të tilla si Liqenati me 2,341 metra (7,680 ft) dhe Guri i Kuq me 2,522 metra (8,274 ft). Liqeni Liqenat është në një lartësi mbidetare 1,970 metra (6,463 ft) mbi nivelin e detit. Liqeni Liqenat ndryshe quhet edhe Liqeni i Kuqishtes sepse ndodhet mbi fshatin Kuqishtë

Fshati Kuqishtë në Rugovë Imagjinatë e bukurive natyrore, të cilat preken dhe përjetohen Kur niseni nga Peja për në Rugovë duhet të kaloni 25 kilometra me makinë, për t’ju dhuruar syve një bukuri të rrallë të natyrës, e cila derisa qarkulloni në rrugën kryesore të Rugovës ju shfaqet si një plafë i gjelbër me livadhe e me bjeshkë të mbushura me përlotë pisha e ahishte. Në këtë fshat unik me dheun e kuq, nga i cili edhe ka marr emrin si fshat, nuk pushon vetëm trupi dhe mendja por edhe shpirti relakson nga kjo bukuri natyrore me ajër të pastër.
Gjatë vizitës dhe qëndrimit ditor dhe disaditorë në këtë fshat piktoresk, dita mund të kalohet edhe duke ecur bjeshkëve. Nga fshati, ku gjenden shtëpitë e vjetra nga guri dhe vilat e reja moderne, ekzistojnë shtigjet e vjetra për ecje deri në majat e bjeshkëve. Këto shtigje primitive janë krijuar dhe shfrytëzuar nga banorët e fshatit për të dalë në pronat që i kanë lartë në bjeshkët që e rrethojnë fshatin.

Kontakt:

Adresa: Rugovë – Kuqishtë, Pejë, Kosovo
Tel: +383 48 636 261